Lajmet e fundit

  • 10.07.2010

    Hoxhaj: Toni Blair simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës

    I nderuar kryeministër Tony Blair , i nderuar rektor Rugova, ambasador Andy Sparks, të nderuar të pranishëm. mė shumė

Agjenda

  • 30/nëntor/2010 Përmbyllja e projektit KAIP

    short description më shumë

newsletter / regjistrohu

Biografia

Enver Hoxhaj (1969) është deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Si Kryetar i Komisionit për Arsim, Kultur e Rini dhe Shef i Departmentit për Arsim, Shkencë e Teknologji në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, ai paraqet zërin më të fuqishëm për çështje të arsimit, të rinisë dhe të modernizimit të Kosovës.

Si politikan e akademik ai është poashtu zëri racional dhe i njohur i Kosovës në politikën ndërkombëtare, ku ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash për Kosovën dhe Ballkanin. Së fundi ka qenë antar i delegacionit të Kosovës në procesin Vjenës për përcaktimin e statusit final dhe në shtetbërjën e Kosovës.

Enver Hoxhaj ka studjuar në Universitetin e Vjenës, ku ka marrë titullin e Doktorit të Filozofisë në Histori (1994-2000).

Njëkohësisht ka qenë bashkëpuntor shkencor në Universitetin e Vjenës, pranë Ludwig Boltzmann Institute.

Që nga vitit, ai është Professor i Asocuar në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Nga vitit 2003 deri në vitin 2004 ai ka qenë bashkëpuntor shkencor në London School of Economics, pranë Qendrës për Studimin e Qeverisjes Globale.

Publikimet e tij përfshijnë studime dhe artikuj mbi konfliktin etnik, kombin e nacionalizimin, intervenimin dhe qeverisjen ndërkombëtare të botuara në revista dhe botime perëndimore në gjuhën angleze dhe gjermane.