Lajmet e fundit

  • 10.07.2010

    Hoxhaj: Toni Blair simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës

    I nderuar kryeministër Tony Blair , i nderuar rektor Rugova, ambasador Andy Sparks, të nderuar të pranishëm. mė shumė

Agjenda

  • 30/nëntor/2010 Përmbyllja e projektit KAIP

    short description më shumë

newsletter / regjistrohu

Hoxhaj: Toni Blair simbol i besimit, optimizmit dhe shpresės

 

I nderuar kryeministėr Tony Blair , i nderuar rektor Rugova, ambasador Andy Sparks, tė nderuar tė pranishėm.  

Ka shumė arsye pse jemi mbledhur sot nė kėtė ceremoni shumė tė veēantė. Mirėpo, janė tri arsye pse ne sot po e nderojmė ish Kryeministrin e Britanisė sė Madhe, Tony Blair me titull Doktor Honoris Causa!

Arsyeja e parė ka tė bėjė me lidershipin e tij. Toni Blair ėshtė simbol i besimit, optimizmit dhe shpresės pėr qytetarėt e Kosovės. Ishte njeriu qė hyri nė politikė pėr ta ndryshuar partinė e tij, shtetin e tij, Evropėn dhe botėn. Ishte lideri qė bashkoi botėn kundėr padrejtėsive, ishte politikani mė kėmbėngulės qė njohu bota pėr tė siguruar paqen.


Arsyeja e dytė ka tė bėjė me vendin e tij, me Britaninė e Madhe. Ishit ju Tony Blair dhe vendi juaj, Britania e Madhe, qė vlerėsuat drejtė gjendjen e rėndė nė Kosovė dhe shtypjen e madhe qė ndodhte. Ishit ju qė rrėqetheshit me vuajtjet tona dhe ngjallėt shpresat e njerėzve "tė varrosur" nga njė regjim barbar.
Prandaj, me kėtė titull nderi, ne pėrulemi me njė mirėnjohje tė thellė para jush pėr lirinė e Kosovės. Me kėtė ceremoni, ne shprehim mirėnjohje tė madhe para qindra dhe mijėra qytetarėve tuaj nė vendin tuaj. Para shumė ushtarėve, tė cilėt parandaluan asgjėsimin tonė fizik dhe dhanė jetėn pėr Kosovėn. Para shumė diplomatėve tė cilėt ishin zėri mė racional nė prezantimin e ēėshtjes sonė, para shumė gazetarėve apo akademikėve qė nuk heqin dorė nga kėrkimi i drejtėsisė.
Shumė gra e burra, njė pjesė e njohur dhe shumė tė panjohur, tė cilėt ndihmuan nė ndėrtimin e shtetin tonė. Ata janė pjesė e ēdo familjeje tonė, e ēdo gjenerate dhe institucioni tonė.
Arsyeja e tretė ka tė bėjė me njė ēėshtje shumė tė vėshtirė, tė vjetėr po aq sa njeriu. Kjo ka tė bėjė me ēėshtjen e luftės dhe tė paqes, dhe zėvendėsimin e saj nė histori nga njėra dhe tjetra.
Ky titull flet pėr aspiratat tona mė tė larta si njerėz, si qytetarė tė botės. Ai tregon se veprimet tona kanė vlerė dhe ēojnė historinė e drejtėsisė.
Vetėm kėshtu duhet tė kuptohet se, pse Toni Blair u angazhua pėr paqe nė pjesė tjera tė botės, dhe, pse ai ishte i paepur ndaj ēdo diktatori nė Ballkan apo nė Lindjen e Afėrt.
Ndarja e kėtij ēmimi tregon se ku kemi qenė para 11 vjetėsh dhe ku jemi sot. Ku do tė ishim ne sot nė vitin 2010, nėse nuk do tė ishte Tony Blair dhe vendi i tij Britania e Madhe!

Sot para 11 vjetėve shpresat e kosovarėve ishin gjunjėzuar para terrorit, megjithėkėtė njerėzit vazhdonin luftėn pėr ēlirim, nxėnėsit dhe studentėt ndiqnin mėsimin nė shkollat shtėpi, dhe shumė tė tjerė kishin braktisur vendin.

Sot para 11 vjetėve njė ushtar, i pa ushqyer, me njė pushkė, por pėrplot zemėr, luftonte pėr lirinė e popullit tė vet.

Sot para 11 vjetėve, njė nėnė, pėrveē mbijetesės sė minutave tė fundit tė luftės, kishte edhe njė hall se si ta pagėzonte djalin qė lindi nė mal. Mendja i shkoi nė Ēlirim apo Shpėtim.
Por, ajo e gjeti njė emėr qė personifikonte edhe Ēlirimin edhe Shpėtimin. Vendosi tė pagėzonte djalin me emrin Tony Blair.
Ai sot ka 11 vjet, aq sa edhe liria jonė. Ai do tė jetė matėsi i lirisė, matėsi i progresit tė shtetit dhe tė demokracisė.
Dhe pėr kėtė ishte e vetėdijshme edhe kjo nėnė. I

shte mundėsia e vetme e saj pėr t'ju nderuar juve zoti Tony Blair, pėr tė kujtuar ndihmėn tuaj, pėr tė pėrjetėsuar admirimin qė kosovarėt kanė ndaj juve dhe ndaj Britanisė sė Madhe.

Le tė ndjekim shembullin e saj dhe tė nderojmė mikun e lirisė sonė, njė lider tė botės moderne, njė hero tė Pavarėsisė sė Kosovės.
Faleminderit shumė!